Futboll

Minamino, i mbijetuari nga tërmeti i Kobe deri te transferimi në Anfield

Liverpool vazhdon të fitojë dhe përforcohet me Takumi Minamino, për të garantuar një të ardhme të sukseshme. Reds kanë transferuar talentin japonez që shkëlqeu me Salzburgun në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi i rritur tek Cerezo Osaka, ka përjetuar dramën e tërmetit në Kobe, të ndodhur në 17 janar 1995, saktësisht një ditë pas lindjes së tij në Izumisano, 80 km nga epiqendra.

Talenti i ri i Liverpoolit i mbijetoi tërmetit të tmerrshëm që shkaktoi më shumë se 6,000 viktima dhe shkatërroi 70,000 shtëpi në të gjithë rajonin, ku qyteti i Izumisanos u shkatërrua plotësisht. Pas djaloshit japonez që pritet të debutojë sot me fanellën e Reds në derbin me Everton, e vlefshme për raundin e tretë të FA Cup, fshihet një histori plot me dhimbje dhe ëndrra, të realizuara falë fatit dhe vullnetit. Minamino, kur ishte fëmijë luante në parkingun afër shtëpisë së tij dhe stërvitej shumë për tu bërë talenti që të gjithë e njohin sot.

Sipas asaj që raporton Sun, kur Minamino ishte 7 vjeç, heroi i tij ishte Ronaldo fenomeni, i cili fitoi Kupën e Botës 2002 me Brazilin, bashkë-organizuar nga Japonia dhe Koreja e Jugut. E quajnë “Neymar japonez”, dhe kur nënshkroi për Salzburgun në 2015, sfidoi brazilianin: “Nëse unë mund të arrij të bëhem aq i mirë sa ai, unë me kënaqësi do ta pranoja këtë pseudonim”.

Japonezi është stërvitur për disa ditë me ekipin e tij të ri, me Jürgen Klopp që është i gatshëm ta aktivizojë. Nuk është hera e parë që Liverpool blen lojtarë nga klubi austriak: Sadio Mané dhe Naby Keita gjithashtu kanë një të kaluar te Salzburg, ku me lojën e zhvilluar kanë dëshmuar se anglezët kanë qëlluar në shenjë. Minamino  shpreson tja dalë dhe në Angli, edhe pse i ka mbijetuar sfidave shumë më të vështira se kjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë