Media Galeri

Milano vishet zikaltër, tifozët e Interit festojnë si të çmendur

Sapo matematika “dekretoi” titullin kampion për Interin, tifozët e tij pushtuan Milanon për të festuar titullin e 19-të në histori. Festimeve nuk mundën t’i rezistonin futbollistët e kësaj skuadre, me Romelu Lukakun në krye, i cili doli rrugëve të qytetit me flamurin zikaltër.

Një festë e ligjshme pas 11 vitesh pritje, që kur Zhoze Mourinjo fitonte titullin me Interin. Turma të mëdha tifozësh kanë mbushur rrugët dhe sheshet, veçanërisht “Piaza Duomo”, duke shkelur edhe rregullat anti-Covid. Këto festime kanë sjellë edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë