Futboll

Milani në krizë identiteti, mbrojtja një makth i vërtetë dhe sulmi steril

Gazeta Si – Në horizont një çerekfinale mjaft tërheqëse në Ligën e Kampionëve ndaj një Napoli dominues në kampionat dhe shpërthyes në Europë. Por Milani i tanishëm është ndryshe. Humbja e shëmtuar në Udine, e katërta në në 5 transfertat e fundit në Serinë A, vë në rrezik serioz vendin e 4-t dhe Championsin për sezonin tjetër.

Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit, ajo e barazimit me Salernitanën, pastaj humbjet në Firence dhe Udine. Pioli ndryshoi rreshtimin nga 4-2-3-1 në 3-4-2-1 për ta nxjerrë skuadrën nga ujërat e turbullta, por eksperimenti vlejti vetëm deri një një farë pike. Sërish krizë rezultatesh, por edhe identiteti.

Nga ndeshja Udineze-Milan, 3-1. Gazeta Si, 19 mars 2023

Mbrojtja fut ujë: 6 gola të pësuar në 3 ndeshjet e fundit dhe në 2023-shin, - 4 fitore në 12 ndeshje, - është më e keqja e Serisë A, pas asaj të Kremonezes. Dhe sulmi, pa Zhiru ndaj Udinezes për shkak kartonësh, vuan për të gjetur golin. Alternativat nuk japin garanci.

Ngushëllimi i vetëm në një mbrëmje aq të trishtë është goli i Ibrahimoviç, që vendosi rekord. Suedezi ka karizëm dhe personalitet, por karta e identitetit nuk gënjen më askënd.

Një qasje e gabuar në ndeshjen e fundit ajo e kuqezinjve. Gjatë 20 minutave të para Udineze ishte padrone e fushës dhe me meritë në avantazh. Reagimi i Milanit ishte i vonshëm dhe konfuz. Mungonte shtysa e Teo Hernandez në të majtë. Francezi ishte me grip dhe nuk luajti, munguan edhe depërtimet e Leaos.

Ndryshimi taktik nuk e ka ndryshuar as Leaon, ka humbur shkëlqimin dhe besimin në vetvete. Pioli pranoi pas ndeshjes se mund të kthehet te skema e mëparshme. Zgjidhjen duhet ta gjejë gjatë ndërprerjes së kampionatit, që mund t’i shërbejë shumë Milanit, sepse vendi i 4-t është thelbësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë