Futboll

Milani mposht me dy gola Atalantën e Gjimshitit, kap Interin në vend të dytë

Gazeta Si – Milani dominon ndaj Atalantës së Gjimshitit dhe barazon Interin në vend të dytë, me 47 pikë. Autogoli i portierit Muso dhe goli i Mesias në fund i dhanë fitoren skuadrës së Piolit. Pas 280 ditësh, në fushë është kthyer Ibrahimoviç.

Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Atalantën në një sfidë Championsi dhe tashmë ndajnë vendin e dytë me Interin, me pikë të barabarta. Një sukses plotësisht i merituar për Milanin, që e dmonoi totalisht këtë 90-minutësh.

Ndeshja në ‘San Siro’ u zhbllokua nga një atugol i Musos, i cili ishte pa fat, teksa me shpinë e çoi topin në rrjetë, pasi gjuajtja e Teo Hernandez ishte stampuar në shtyllë. Katër minuta para fundit Mesias mbylli llogaritë me golin e dytë.

Maignan, i rikthyer pas 5 muajsh, nuk pati asnjë rrezik nga sulmuesit e Atalantës. Në fund minuta edhe për Ibrahimoviç. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, ishte në fushë për 90 minuta tek Atalanta.

Pak orë më parë Interi ishte mundur në fushën e Bolonjës, 1-0. Orsolini shënoi golin me vlerën e tri pikëve për skuadrën vendëse, ndërsa trajneri Inzagi ka pranuar se skuadra vuan në transfertë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë