Futboll

Milani finalizon blerjen e 7-të të verës, nga Vilarreali vjen Çukueze

Gazeta Si – Janë 7 tashmë blerjet e merkatos së verës për Milanin, që po surprizon me këto goditje të njëpasnjëshme. Klubi kuqezi ka mbyllur marrëveshjen për sulmuesin anësor Samuel Çukueze, që vjen nga Vilarreali.

Një goditje që vjen pas atyre të Loftus-Çik, Reijnders, Sportielo, Romero, Pulisiç dhe Okafor. Nigeriani i ka kushtuar Milanit 20 milionë euro, plus bonuset që mund të jenë rreth 8 milionë euro. Blerja mund të quhet e finalizuar, pasi Vilarreali ka dhënë ‘ok’-in për nisjen e lojtarit drejt Milanos.

Çukueze pritet në klubin kuqezi sot, detajet e fundit janë duke u përcaktuar. Sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku skuadra e Piolit po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

Nigeriani, 24 vjeç, është një lojtar anësor driblues dhe i shpejtë. Ai largohet nga Spanja pas 37 golash në 199 ndeshje. Në 2021-shin ka fituar Ligën e Europës, ndërsa vitin e kaluar ka shënuar 13 gola në të gjitha kompeticionet. Ishte sezoni më i mirë në karrierën e Çukueze, tashmë gati për Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë