Futboll

Milani ëndërron rikthimin e Tiago Silvës, Ibra jep sinjale qëndrimi

"Në futboll ndodh gjithçka, por duhet të presim çfarë do të ndodhë pas pandemisë”. Janë fjalë të Paulo Tonieto, agjentit të Tiago Silvës, që entuziazmojnë tifozët e Milanit. Mbrojtësit brazilian i skadon kontrata me PSG-në dhe vështirë se mund të rinovojë, ndaj dhe po vlerëson një rikthim të mundshëm te Milani.

"Ai ka një admirim të madh për Milanin, vitet me fanellën e tij kanë shënjuar karrierën e tij. Po ashtu, Tiago e di shumë mirë se sa shumë e duan tifozët e Milanit”, shton më tej agjenti i mbrojtësit brazilian, një nga ata që kanë lënë gjurmë të thella me fanellën kuqezi dhe tifozët e ëndërrojnë rikthimin e Tiago Silvës. Duke parë politikën e re të Milanit, duket një operacion i vështirë, por në këtë rast mund të plotësohet dëshira e tifozëve.

Një tjetër lajm i mirë për tifozët milanistë është qëndrimi i mundshëm i Ibrahimoviç, i cili së fundi ka thënë se nuk ka në plan të tërhiqet dhe se dëshiron të luajë edhe një sezon në Itali. Po, ashtu, në radarët e Milanit është edhe vënë edhe spanjolli David Silva, mesfushori sulmues që do të largohet nga Mançester Siti në fund të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë