Lajme

Milan rikthehet te fitorja, Fiorentina prish festën e Inter

Me shumë më pak ndeshje, por sigurisht emocione dhe gola pa fund janë mbyllur edhe ndeshjet e së dielës në kampionatet më të rëndësishme europiane. Surprizat më të mëdha kanë ardhur nga Franca, aty ku Marselie është mposhtur 3-0 nga Lile, ndërsa edhe në Spanjë e Itali ka pasur rezultate befasuese.

Në Premier League e vetmja ndeshje që është luajtur këtë të dielë, ka qenë sfida mes Cardiff dhe Burnley. Vendasit janë befasuar nga miqtë Burnley, duke u mposhtur në shifrat 1-2. Edhe pse me shumë pak emra të njohur, miqtë kanë treguar më shumë dëshirë për të marrë tre pikët dhe në fund ia kanë dalë përballë një Cardiff City që nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Në Serie këtë të dielë janë luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve. Me ekipet kryesore që luajtën me njëra tjetrën të shtunën, te vetmet ekipe të mëdha që zbritën këtë të dielë në fushë ishin Milan, i Gatuzos dhe Fiorentina. Të dyja kanë marrë tre pikë të rëndësishme në këtë raund të shtatë të Serie A. Firorentina ka mposhtur me vështirësi Atalantën në shtëpinë e saj në shifrat 2-0. Ky rezultat duket sikur ka prishur festën te Inter, që ka zbritur në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Fiorentina rimerr vendin e tretë, pas Napolit dhe Juventus.

Te fitorja pas tre barazimeve rresht është rikthyer edhe Milan. Kuqezinjtë e Genaro Gatuzo kanë marrë tre pikë shumë të vlefshme në fushën e vështirë të Sasuolo. 1-4 është mbyllur ndeshja për Milan që kështu shkon në kuotën e 9 pikëve, por ka edhe një ndeshje më shumë se të tjerët për të luajtur. Spanjolli Suso, ishte protagonisti për Milan në këtë ndeshje, me dy gola por edhe më një lojë shumë të mirë, duke marrë prej dore ekipin e tij në një moment shumë delikat.

Fitore të rëndësishme kanë marrë edhe Parma, Genoa, Bologna dhe Torino në këtë javë të shtatë, duke konsoliduar pozitat e tyre në luftën për mijetesë.

Tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të Serie A të luajtura këtë të dielë:

Në Spanjë, surprizë ka qenë humbja e Villareal në shtëpi kundër Valladolid. Në takimet e tjera, Betis ka mposhtur Leganes, 1-0, ndërsa Levante ka fituar me Alavesh 2-1.

Tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të La Liga të luajtura këtë të dielë:

Sakaq kjo e diele në Bundesliga ka qenë  e mbushur me gola. Të dyja takimet e kësaj dite në elitën e futbollit gjerman janë mbyllur me rezultatin 4-1. Eintracht Frankfurt ka mposhtur Hannover, teksa edhe Augsburg ka fituar pa probleme me Freiburg.

Tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të Bundesliga të luajtura këtë të dielë:

Në Francë, Marselie, i ka befasuar të gjithë, teksa është mposhtur nga Lile me rezultatin e thellë 3-0. Sakaq Montpellier nuk pati probleme me Nimens, duke fituar 3-0.

Tabela e plotë e rezultateve të ndeshjeve të Ligue 1 të luajtura këtë të dielë:

 

Më Shumë