Kosova

Serbia liron Milan Radoiçiçin, i ndalohet hyrja në Kosovë

Nga Gazeta 'Si'-Milan Radoiçiç është liruar nga burgu, ende pa mbushur 24 orë.  Mësohet se atij i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga shteti serb.

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për Milan Radoiçiçin, shkruajnë mediat serbe.

LEXO EDHE:
- Serbia arreston Radoiçiç, mori përsipër sulmin në veri të Kosovës
- A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?

Sipas këtij vendimi, Radoiçiç “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“. Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në komisariat në datat 1 dhe 15.

Është thënë se atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund të dënohet nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë