Kosova

Serbia arreston Radoiçiç, mori përsipër sulmin në veri të Kosovës

Nga Gazeta ‘Si’ - Serbia ka arrestuar Milan Radoiçiç, i cili disa ditë më parë pranoi përgjegjësinë për organizimin dhe drejtimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.

Këtë e konfirmoi Ministria e Brendshme e Beogradit, bashkë me njoftimin se atij i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Autoritetet nënvizojnë se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka ngritur një kallëzim penal ndaj Radojçiç. Por nuk saktësohet se çfarë akuzash rëndojnë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe.

Më 30 shtator, Radoiçiç iu përgjigj një ftese të autoriteteve serbe për të dhënë versionin e tij lidhur me atë që ndodhi në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator.

Avokati i tij mbrojtës lexoi letrën ku merrte përgjegjësi të plotë, ndërsa në shumicën e fjalive përpiqej që të shfajësonte Serbinë, presidentin Vuçiç dhe Listën Serbe.

Mes rreshtave konfirmoi dhe akuzën e autoriteteve të Kosovës, teksa theksoi se synimi i sulmit të armatosur ishte nxitja e rebelimit të serbëve lokalë në veri të Kosovës për të vendosur një lloj autonomie me forcë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë