Lajme

Microsoft do të zëvendësojë gazetarët me robotë

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë që shkruajnë në faqen e internetit MSN, duke përdorur sisteme të automatizuara për të zgjedhur histori lajmesh, raporte të mediave amerikane dhe britanike.
Kurimi i tregimeve nga organizatat e lajmeve dhe përzgjedhja e titujve dhe fotove për faqen e MSN aktualisht bëhet nga gazetarët.
Microsoft tha se ky ishte pjesë e një vlerësimi të biznesit të saj. Ndërkohë deklaroi se ashtu si kompanitë e tjera ajo vlerëson biznesin e saj dhe kjo mund të rezultojë në rritje të investimeve. Gjithashtu, sqaroi që ky vendim nuk ishte për shkak të pandemisë aktuale.
Microsoft, si disa kompani të tjera të teknologjisë, paguan organizatat e lajmeve për të përdorur reklamën e tyre në faqen e saj të internetit.

Rreth 50 gazetarë me kontratë do të humbasin punën e tyre në fund të qershorit.
"Është demoralizuese të mendosh që makinat mund të na zëvendësojnë," deklaroi një ndër Gazetarët.
Disa gazetarë të larguar nga puna paralajmëruan se inteligjenca artificiale mund të mos jetë plotësisht e njohur me udhëzimet e rrepta editoriale dhe mund të përfundojë duke krijuar histori të papërshtatshme.
“Unë do të kaloj kohën duke lexuar se si inteligjenca artificiale do të na zëvendësojë dhe do të na marrë punët,” tha një tjetër gazetar.
Microsoft është një nga shumë kompani të teknologjisë që po eksperimenton me format e të ashtuquajturës gazetari robotike për të ulur kostot. Google gjithashtu po investon në projekte për të kuptuar se si mund të funksionojë kjo metodë. Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë