Njerez

Michelle Obama dhe Bill Gates, dy njerëzit më të admiruar në botë

Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama është gruaja më e admiruar në planet. Kjo gjë është zbuluar nga sondazhi më i fundit i YouGov, i cili gjithashtu ka vendosur Bill Gates në vend të parë si mashkullin më të admiruar. Në listën me 20 vende të YouGov bëjnë pjesë gjithashtu edhe Donald Trump i cili zë vendin e 14-të, i ndjekur nga Papa Francis në vendin e 15-të dhe vendin e 4-të e paraprin presidenti kinez Xi Jinping.

Ndërkohë që Michelle Obama ndiqet nga Oprah Winfrey në vendin e dytë dhe nga Angelina Jolie e cila këtë vit është zëvendësuar nga Michelle duke kaluar në vendin e tretë. Mbretëresha Elizabeth zë vendin e 4-të. Aktorja britanike Emma Watson zë vendin e 5-të dhe ndiqet nga aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai. Zonja e parë Melanie Trump është një hyrje e re në listën e 20 femrave më të admiruara dhe ka zënë vendin e 19-të, pas kryeministres britanike Theresa May. Ish-zonja e parë Hillary Clinton është në vendin e 8-të dhe kancelarja gjermane Angela Merkel është në vendin e 12-të, pas yllit të popit Madonna-s.

Familja Obama është familja më e admiruar, pasi menjëherë pas Bill Gates, vendin e dytë e zë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack. Vendi i 7-të i përket kampionit të Juventusit Cristiano Ronaldo, kjo është një arritje për të pasi rivali i tij Lionel Messi ka zënë vendin e 9-të. Surpriza ishte vendi i 19-të i cili tashmë i përket presidentit turk Recep Tayyp Erdogan, i paraprirë nga aktori dhe këngëtari kinez Andy Lau Tak-Wah.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë