Gdhendte me të majtën kur i duhej më shumë forcë
Dora e majtë e Michelangelo-s e goditur nga artroza ( burimi : Clinical Anatomy) ©
Michelangelo ishte mëngjarash: edhe pse ish ushtruar qysh kur ish i ri të pikturonte me dorën e djathtë, vazhdonte të përdorte të majtën në veprimet e forcës si gdhendja apo punonte me daltë. E sugjeron studioja e publikuar në Clinical Anatomy nga eksperti i mjekësisë së artit Davide Lazzeri,i cili është ballafaquar tiparin e vulosur në veprat e Michelangelo-s me zbulimin e fundit të artritit që kishte në duar dhe me auto-karikaturën e gjetur në pikturën e Vittoria Colonna-s, ku duket artisti që pikturon me të djathtën.
Detaji duarve të Michelangelo-s, të goditura nga artroza (burimi: D. Lazzeri et al, Journal of the Royal Society of Medicine)
Këto indicie të reja pohojnë atë çka është thënë në biografinë e një ndihmësi të Michelangelo-s, Raffaello da Montelupo, ku rrëfehet sesi mjeshtri rilindës ish natyrshëm mëngjarash, por që përdori gjithnjë dorën e djathtë, përveçse rasteve kur i duhej të ushtronte forcë. Provat, shpjegon Lazzeri “dalin nga analizat e tipareve të skicave dhe nga studimi i 2016 –ës në të cilën kam përshkruar artritin degjenerativ që kish goditur dorën e Michelangelo-s, në veçanti dorën e majtë siç evidentohet edhe nga tablotë, përdorur për punët e forcës si gdhendur dhe daltuar.
Një tjetër element sugjestionues është se Michelangelo në moshë të re gdhend një kryq për abacinë e Santo Spirito-s ku shkrimi është i pikturuar nga e djathta në të majtë, me shumë gjasë për shkak se në atë kohë ishte akoma i aftë me dorën e majtë në pikturë’. Fshehja e vazhdeshme e natyrë së tij vinte edhe për shkak të paragjykimeve që dikur godisnin mëngjarashët. “Me siguri këto mendime ishin akoma shumë të forta për artistët që punonin në kontakt me klerin’, përmbyll Lazzeri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.