Pasi zjarri katastrofik që u përhap nëpër Muzeun Kombëtar të Brazilit ditën e diel, shkatërroi pjesën më të madhe të 20 milionë artefakteve të institucionit, meteoritët e muzeut ishin ndër të paktët relikte që rezistuan. Mes gurëve të Hapësirës që U mbijetuan flakëve është meteoriti Bendegó, më i madhi i gjetur në territorin brazilian. Meteoriti prej hekuri dhe nikeli është një nga dhjetëra meteoritët që strehoheshin në muze.
I gjetur nga një fermer i qeve, pranë qytetit të Monte Santos në shtetin brazilian të Bahias më 1784-ën, meteoriti Bendegó peshon 5 mijë e 260 kilogramë. Kjo peshë është më shumë se dyfishi i një makine mesatare, e gjitha e paketuar në gurin e hapësirës me përmasën e motoçiklete. Në kohën kur u gjet, ishte i dyti më i madh i zbuluar deri atëherë.
Kur vendasit u përpoqën fillimisht të transportonin meteoritin drejt kryeqytetit, duke përdorur qe, një aksident e çoi gurin të rrokullisej teposhtë dhe të binte në një rrëke, sipas përshkrimeve të muzeut. Guri qëndroi aty për një shekull, derisa perandori brazilian Pedro II e lëvizi që andej dhe e vendosi në muze, ku ekspozohej prej vitit 1888. Shumë artefakte të paçmuara ishin në muze gjatë zjarrit, si kafka 11 mijë vjeçare e një gruaja paleo-indiane, me emrin “Luzia’, skeleti i rindërtuar i një dinozauri gjigant i njohur si Maksalizaur dhe një sërë mumiesh egjiptiane.
Zyrtarët ende nuk kanë qenë në gjendje të llogarisin dëmet, ndërsa hetuesit janë udhëzuar të pezullojnë hetimet derisa inxhinierët ta deklarojnë ndërtesën të sigurt për t’u futur. Megjithatë, një zyrtar ka thënë se një shifër prej afro 90 përqind e artefakteve janë dëmtuar apo shkatërruar.
Në rastet e meteoritëve, nuk është habi që këta gurë nga hapësira duken të durueshëm ndaj zjarreve. Meteorë apo copëza asteroidesh që kanë hyrë në atmosferën e Tokës, mund të kapin temperaturën e 1 mijë e 650 gradëve celsius. Është nxehtësi e mjaftueshme për të shkrirë metale si hekuri dhe nikeli i gjetur në shumë meteoritë, por temperaturat brenda ndërtesës që po digjej nuk mund të ishin aq të larta.
Një video e ndarë në Twitter nga një stacion radiofonik vendas tregonte meteoritin dukshëm të paprekur lart në piedestalin në hyrjen e muzeut, krah tij një meteorit i dytë, më vogël, në një dhomë ngjitur. Këta meteoritë duket se janë të vetmet gjëra të mbetura në një ndërtesë të mbushur me rrënoja dhe hi./ Hanneke Weitering, Space.com
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.