Art dhe Kulture

Metali që çel lule – Arti me riciklim

Dan Rawlings është një artist autodidakt nga Gloucestershire i Anglisë, i cili punon me mjete të ricikluara, tenda që nuk i do askush, tabela rrugësh, sharra, dërrasa të prishura patinazhi e gjithë ç’gjen tjetër dhe i shndërron në pemë të bukura dhe skulptura që shkrihen me natyrën.

Ai përdor një larmi mjetesh si lima, mprehëse, bisturi dhe aparat saldimi dhe beson se procesi i krijimit është po aq i rëndësishëm sa rezultati i fundmë.

“E kam kaluar fëmijërinë duke u mrekulluar me këdo që mund të bënte gjëra me duar”, ka thënë artisti.

“Kam bërë përpjekje të vetëdijshme për të mësuar sa më shumë. Kam kaluar nga puna në punë për të marrë dije të brendshme dhe për të mësuar aftësi të reja.”

Një nga veprat e tij më mbresëlënëse, titulluar “Natyra lind” është një kamion i bardhë i prerë për t’i ngjarë pemëve në pyll. U porosit nga  Kendal Calling dhe Walk the Plank  për festivalin “Edeni i Humbur”, por për fat të keq dikush i vuri flakën.

Megjithatë artisti nuk mërzitet. “Mendoj se është bërë një lloj bashkëpunimi me dikë që nuk e njoh” bën shaka ai.

 

Më Shumë