Politike

Meta thumbon Bashën: Investimi më i mençur i Ramës, përçarja e opozitës në të shkuarën  

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar.

‘Sepse investimi më i mençur, djallëzuar, kriminal që ka bërë Rama që ka sjellë këtë situatë sot ka qenë korruptimi dhe përçarja e opozitës në të kaluarën. Kjo situatë nuk është situatë e krijuar në një ditë e në një vit, por prej shumë vitesh”, tha Meta.

“Jam optimist se situata do vijë dhe do të përmirësohet falë aksionit tonë të përbashkët e përveç reagimit protestave mbështetjes së tyre iniciativave të tjera nga ne, mos harrojmë se në pak muaj do kemi zgjedhjet vendore... Besoj në kontributin tuaj e të gjithë anëtarëve të PL për të kuptuar rëndësinë e ndëshkimit pa mëshirë, si është sjellë Rilindja pa mëshirë, me qytetet tona, historinë, trashëgiminë, me taksat tona, e ne duhet ta ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Nuk flas për PS se ajo nuk ekziston do i japim një shans dhe asaj të rikthehet pasi të ndëshkojmë këtë sekt shkatërrimtar për vendin, sekt i cili kërkon të zhbëjë cdo ndjenjë të krenarisë kombëtare e të vrasë vetëbesimin e qytetarëve se ky është vendi i tyre e ata janë zot të fateve të tyre”, vijoi Meta.

Kryetari i PL-se njoftoi se Konventa e PL për ndryshimet ne statut dhe program do të mbahet në fund të muajit tetor.

Ish-deputetit i Partisë Socialiste Alqi Bllako, u lirua nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme, pas kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë. Gjyqtarja Irena Gjoka caktoi “arrest shtëpie” për ish-deputetin, i cilin tashmë do të ndjekë hetimet e SPAK nga banesa e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë