Edhe presidenti Meta i ka komentuar nga Korça ndryshimet e sotme në qeveri. Kreu i shtetit është shprehur se është e rëndësishme të ndryshojë filozofia. Ai tha se nëse nuk ndryshojnë politikat, ndryshimet e emrave nuk i shërbejnë ekonomisë dhe as vendit.
“Për mua është e rëndësishme të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese, bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për të bërë ligje më të mira, për zbatimin e ligjeve dhe të jetë bashkëpunuese me institucionet e pavarura. Mund të them që mund të ndërrohet çdo 6 muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave nuk u vlejnë as fermerëve as ekonomisë se vendit. Kam kohë që kërkoj të ndjekim të paktën modelin e Maqedonisë”, deklaroi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.