Politike

Meta: Talebanizmi ndaj Teatrit dhe kulturës nuk amnistohet! Kemi mbajtur shënime

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Presidenti Ilir Meta përsëriti premtimin se shembja e Teatrit Kombëtar dhe dëme të tjera që i janë bërë, sipas tij, monumenteve të kulturës në mbarë vendin nuk do të amnistohen.

“Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane. Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!”, deklaroi Presidenti.

Meta i vlerëson këto si akte barbarie dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

“I garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, mbyll reagimin e tij, Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë