Politike

Meta takon këshilltarët për Tiranën: Fillon llogaridhënia si janë menaxhuar taksat nga Veliaj  

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me grupin e këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

“U diskutuan gjerësisht çështjet tepër kritike me të cilat përballen sot qytetarët në Tiranë dhe shqetësimet në rritje të tyre, që lidhen drejtpërsëdrejti me keqadministrimin dhe shpërdorimin ekstrem të taksave të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës.

Këto çështje do t'i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme dhe verifikimit me shumë përgjegjësi e vendosmëri nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto të tij me disa nga këshilltarët e partisë që ai drejton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë