Politike

Meta rrëzon edhe Akademinë: Ligj antikushtetues dhe për interesa të personave të veçantë

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka kthyer maxhorancës parlamentare një tjetër ligj të rëndësishëm dhe të shumëdebatuar. Atë tpër Akademinë e Shkencave. Presidenti Meta ka kërkuar rishikimin dhe përmirësimin e disa pikave. Sipas Presidentit, ligji bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në argumentimin e plotë të Kreut të shtetit, thuhet se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet për akomodimin e interesave të personave të veçantë.

“Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare të projektligjit, nuk arrihet të kuptohet se cila ka qenë arsyeja dhe qëllimi i ndërhyrjes me ligj në këtë nivel antikushtetutshmërie!”-citon dekreti i Presidentit duke shtuar se “Duhet theksuar gjithashtu se ky është një rast tjetër se si Kuvendi i bën ligjet dhe i ndryshon, duke patur parasysh akomodimin e interesave të personave të veçantë për shkak të rrethanave aktuale dhe jo mbështetur mbi parime të shtetit të së drejtës dhe interesin për forcimin e institucioneve të pavarura në vend, siç duhet të jetë Akademia e Shkencave”, deklaron Kreu i Shtetit.

Në dekret Presidenti ka dhënë sqarime të hollësishme në lidhje me të gjitha pikat për të cilat ai nuk bie dakord referuar kushtetutës dhe bazës ligjore në fuqi.


Ligji p ër Akademinë e Shkencave për Presidentin Meta: bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë; cenon kompetencat e Presidentit të Republikës; nuk është në harmoni me kuadrin ligjor ekzistues në Republikën e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë