Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, duket nisur kështu dhe sezonin politik dhe të qëndrimeve për këtë vit që sapo nismën. Presidenti u shpreh i qartë se mazhoranca nuk i ka votat për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit. Për heqjen e Metës nevojitetin 94 vota, por presidenti e lidh atë edhe me legjitimnin e Parlamentit, pasi ky institucion nuk është i plotë me 140 deputetë siç e përcakton Kushtetuta.
” Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament, ata kanë 82 vota, votat e PS-së dhe tre deputetët që nuk dorëzuan mandatet dhe bënë shumë mirë që nuk i dorëzuan. Ata e kanë tërësisht të kontestueshme nga ana ligjore dhe Kushtetuese. Çfarë krimi ka bërë Presidenti? Nuk bëhet fjalë për fatin tim politik, se unë jam në rregull për aq kohë sa kam respektuar interesat e shqiptarëve dhe interesin publik. Nuk i kam marrë kompetencën askujt.. Për çfarë do të më shkarkojë mua gjykata Kushtetuese? Kam bërë gjë akt tradhëtie ndaj Shqipërisë unë? Për çfarë? Presidenti shkarkohet kur janë 94 vota në parlament dhe ata kanë 82 vota dhe ato 30 deputetët që nuk dorëzuan mandatet. Ata çdo gjë tjetër e kanë të kontestueshme nga ana kushtetuese dhe ligjore. Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda që do të ketë vënë në diskutim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se ne i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin që Shqipëria po shpopullohetKëtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik “, tha presidenti.

Kreu i shtetit theksoi disa herë Kushtetutën e lexon edhe në gjuhën shqipe, duke iu kundërpërgjigjur kështu qëndrimeve të lëshuara nga ndërkombëtarët mbi konfliktin për zgjedhjet lokale apo për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ndërsa ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit dhe se e cilësuar si një tradhti kombëtare.
“Dorëheqja e zotit Meta do të ishte një tradhti e hapur, flagrante dhe e pafalshme ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar… Zoti Meta është në mision jo thjesht në detyrë. Zoti Meta nuk është dezertor, nëse do ti bëhej mirë Shqipërisë do të kishte ikur me kohë. Por që të ikë zoti Meta që të kapin dhe të vetmin institucion… Armiqtë e Shqipërisë do të ishin shumë të lumtur sepse nuk do të kishte një institucion të besueshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe legjitim që do tu thoshte të vërtetën miqve tanë në gjithë botën. Shqipëria ka dhe miq por ka dhe armiq që punojnë kundër interesave tona”, deklaori Meta.

Sipas tij, largimi i tij mezi do të pritej nga të gjithë armiqtë e Shqipërisë që i mban në presion të madh kjo sjellje e presidentit, pavarësisht se kjo sjellje nuk ka imponuar dot të njëjtën kulturë të bashkëpunimit apo respektimit të institucioneve te aktorët e tjerë. “Ky qëndrim i Metës është pasqyra ku del qartë e gjithë kapja e shtetit dhe gjithë ky skenar që synon jo vetëm kapjen e shtetit, zhbërjen e shtetit por dhe zhbërjen e Shqipërisë dhe defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky konflikt artificial i sponsorizuar nga jashtë synon defaktorizimin e Shqipërisë dhe përmes saj dhe defaktorizimin e Kosovës”, theksoi më tej presidenti.
Kreu i shtetit shprehet se dorëheqja e tij nuk ndihmon për zgjidhjen, por për një kapje totale të shtetit.” Shqipëria ka miq dhe armiq në Europë, në Amerikë.Është luftë interesash, unë mbroj interesat e vendit tim dhe kombit tim.Kushetutën e Shqipërisë do ta mbroj nga qeveria, parlamenti, nga opozita, nga kushdo, nga ata të huaj që duan ta dhunojnë dhe përdhunojnë. Të shkojnë të dhunojnë Kushtetutat e vendeve të tyre ata, jo Kushtetutën e Shqipërisë siç janë mësuar këtu. Marrin dhjetëra milionë euro dhe dollarë dhe nuk japin asnjë herë llogari. Do ta mbroj deri në fund, por jam i bindur se do ta mbrojnë edhe qytetarët e ndershëm se u ka ardhur aty ku nuk mbajnë më”, reagoi Meta, duke iu referuar në mënyrë indirekte disa qëndrimeve të ambasadorëve.
Presidenti ndërkaq ka ndarë bindjen se zgjidhja e vetme e kësaj situate politike, e krizës është dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohshme, duke mbajtur votime të parlamentare të përgjithshme dhe vendore. Ndërsa iu përgjigj qëndrimit të Ramës, se për pasur zgjedhur të parakohshme e vendos, Partia Socialiste, jo opozita apo presidenti.
“Ka të drejtë (Rama). Zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet. Nuk mund të them që nuk vendos PS. Vendi ka nevojë për legjitimitet të institucioneve. Ky parlament për faj të PS dhe të opozitës nuk e ka legjitimitetin. Shiko sa deputetët ka kuvendi dhe shikojë në Kushtetutë sa është numri i përfaqësuesve. Një parlament ku të kanë ikur 183 deputetë në lista dhe ke shteruar të gjithë listat nuk e paraqet dot si institucion legjitim dhe demokratik. Legjitimiteti i parlamentit dhe pushetit vendor kthehet përmes zgjedhjeve. Dëshiron PS ti bëjë në 2021 është përgjegjësi e saj për përshkallëzimin e kësaj krize se nuk ke dialog mes institucioneve. Je në krizë të vazhdueshme dhe askush nuk të beson ty se je një vend demokratik”, theksoi Meta.
Kreu i shtetit ndërkaq bëri të qartë se edhe ai do t’i drejtohet komisionit të Venecias për procedurat e ndjekura nga ana e Parlamentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se nuk do të shokohej nëse gjykata mund t’i japë të drejtë Dvoranit për padinë e tij në prokuror ndaj kreut të KED-së. “Nuk do të shokohesha po të ndodhte dhe kjo gjë. Që nga zgjedhja e prokurores së përkohshme që u zgjodh me 69 vota në mënyrë të paligjshme këtu kanë ndodhur gjëra të çuditshme.E vetmja shpresë për për mbrojtur këtë sistem demokratik dhe të drejtat e qytetarëve mbetet gjykata Kushtetuese.Çdo gjykatë që i jep të drejtë zotit Dvorani tregon se është e kapur politikisht dhe e korruptuar dhe çdo institucion ndërkombëtar”, theksoi presidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.