Politike

Meta: Rama autori i vrasjes në Himarë. Shteti ka rënë

Ilir Meta thotë shteti ka rënë dhe se vrasja e 7-vjeçares në Himarë është vrasje shtetërore dhe autori është Edi Rama.

"Kërkon të bëjë viktimën se autori i vrasjeve me arrogancën e tij është ai. Është ai që u jep siguri politike dhe garanci për pandëshkueshmëri. Siç e kemi parë dje, siç e kemi parë në rastin e të ndjerit Rasha. Këta bëjnë si të fortë me popullin se kanë atë, por e patë në Elbasan si rrinin para të fortëve, rrinin sus", deklaroi Meta.

Kreu i PL la të hapur mundësinë që t'i bashkohet protestës së thirrur të enjten në orën 17:00, por deklaroi se e mbështet plotësisht atë.

"Kjo do të varet nga të gjitha aktivitetet e tjera. Unë jam në çdo moment kudo shpirtërisht në çdo protestë që bëhet jo vetëm në ngjarje si kjo kaq e rëndë dhe dramatike. Rasti është shumë tragjik sepse është një gjë që nuk ndreqet më. Këto vrasje, kjo mënyrë sjelljeje, është paralajmëruar prej kohësh dhe kur këto janë të përsëritura në kuptimin që kjo arrogancë që vjen nga ky kryeministër i papërgjegjshëm sigurisht që mund të pasojë vetëm pasoja tragjike për qyterarët tanë", tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë