Politike

Meta: Qeveria të kërkojë ndihmën e institucioneve ndërkombëtare

Presidenti Ilir Meta shkoi në orët e para të mëngjesit vizitoi të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa më pas shkoi në Thumanë për ndjekur nga afër situatën ku kishte nisur operacioni i shpëtimit të personave që ishin nën rrënoja. Presidenti bëri thirrje për shpëtimin e njerëzve të mbetur nën rrënoja. “Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme! E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit. E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim”, deklaroi presidenti.

Meta në Thumanë. Gazeta Si, 26 nëntor 2019


Meta në deklaratën e tij kërkoi që “Qeveria t'u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë. Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke iu gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar”. Presidenca bën të ditur se ka pasur një bisedë telefonike me Komisionerin e BE-se për Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos. Komisioneri i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave te emergjencave civile europiane për të ndihmuar Shqipërinë.
Presidenti Meta e falënderoi Komisionerin Avramopoulos për solidaritetin dhe përpjekjet e tij për të sensibilizuar Komisionin Europian për të aktivizuar menjëherë ndihmat humanitare për Shqipërinë.
Gjithashtu kreu i shtetit ka pasur edhe një telefonatë me kryeministrin Ramush Haradinaj. Presidenti Meta i kërkoi ndihmë me forca xheniere dhe ekipe emergjence për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat dhe godinat e shembura. Ndërsa më pas ai është nisur drejt Durrësit.

Image may contain: 2 people, outdoor
Presidenti Ilir Meta duke ndjekur nga afër procesin e shpëtimit të njerëve nën rrënoja. Gazeta Si, 26 nëntor 2019

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë