Politike

Meta: Porti i Durrësit është një aferë, qeveria shpik investitorët strategjikë njerëzit pranë Ramës

Nga Gazeta Si - Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha sot se bizneset e ndershme në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë vuajnë, ndërsa qeveria sipas tij, shpik investitorë strategjikë që marrin asetet publike të vendit.

Sipas ish-Presidentit Meta, projekti për Portin e Durrësit është një aferë dhe u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

“Ju e dini sa po vuajnë sipërmarrësit e ndershëm në Durrës dhe gjithë Shqipërinë dhe shikoni si papritur shpiken investitorë strategjikë duke marrë asetet më të mira publike dhe falë vendimeve selektive, favorizuese në dëm të konkurrencës nga vetë qeveria dhe kryeministri.

Kemi aferën e portit që do ta quaja unë, një aferë që është kundërshtuar nga opinioni për shkak të transparencës, por edhe nga BE sepse bie në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizimit-asocimit. Kjo marrëveshje bën të qartë që të gjitha marrëveshjet e tilla duhet të bëhen në bazë të konkurrencës dhe jo eliminimit të konkurrencës. Këtu kemi të bëjmë me një aferë shumë të qartë, me një arrogancë dhe brutalitet nga i cili nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. I ftoj qytetarët që të jenë të kujdesshëm”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë