Politike

Meta, për “Anti-KÇK”: Paratë e shqiptarëve, në një grusht të vetëm

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për miratimin në Kuvend të paketës “Anti-KÇK”.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit thotë se kjo paketë është miratuar në pabesi të plotë, një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias në Tiranë.

Meta shkruan se në shtetin e PPP (Polici, Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu. Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”, shkruan Meta.

Ndër të tjera, ai thotë se “me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak nuk kanë më vlerë as thirrjet ‘Ndiq paratë’, se tashmë paratë, pronat dhe çdo pasuri do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2807219505990971?__xts__[0]=68.ARAfV7L__bqJCc-FmS8A20POe9ZeFD0rt8lnFUPb6Ir4ddLeNPksQzelBVRiLmKe0iZ-JYjc4X2wm55-l4s3I_UsWYlNOaYq9JisHzsrpuieEhp9grq7FLB5_QQlzUwPhecOFNiPkl4-Hhi4v22ou5NaRh-TRXF4DAS00QflpeODlTZbIU8MtOKeXsJXdoUSe_jhhFrmK1vMm511M3lPYCiCXksPMADvqAsYkTYOsEo6jvi7kn_zvPS2P68Hc9Y8DFmcm4LjauWC5iRZtf8CEBKBV3ky25c_BQkv6fAuWxC1bpcxsaXbgeF_OQ3vZUNUBdfwtsfp4TXSVp2toB24-EAB&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë