Politike

Meta pas takimit me ambasadoren: SHBA një partner i pazëvendësueshëm!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadorene e SHBA.

Ndërkohë, edhe Presidenca reagoI pas takimit, duke zbardhur detaje të reja të bisedës mes ambasadores Yuri kim dhe Presidentit Ilir Meta.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i dorëzoi Presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Ajo shoqërohej në këtë takim, nga e dërguara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë