Lajme

Meta nuk hedh shortin për KED

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti Meta ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin, ku e informon se për shkak të vakumit ligjor nuk mund të hedhë shortin për KED.

“Për shkak të vakumit ligjor, nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”, thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës 5 dhjetor për të plotësuar 7 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë