Ilir Meta njoftoi përmes një konference për shtyp se me nisjen e sesionit të ri Parlamentar, Partia e Lirisë do të paraqesë një iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave.
“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë.
Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues”, tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë u pyet edhe për bashkëpunimin me PD.
“Ka vetëm një PD dhe vetëm një e është një parti me shumë kontribute në histori e do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD që është një dhe vetëm një si është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një, koha e përgjumjes së PD dhe mbarë opozitës për hatër të PD ka mbaruar një herë e përgjithmonë.
7 korriku ora 7 ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD si parti e vlerave të lirisë, demokracisë, kështu që do bashkëpunojmë shumë ngushtë për reformën territoriale edhe me PS se kjo është reformë për njerëzit nuk kemi paragjykime.
Zgjedhjet e ardhshme lokale do jene triumf i rivendosjes së llogaridhënies përfshirë dhe situatën e këtyre katër viteve të drejtimit me administratorë partiake në gjithë nivelet”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.