Lajme

Meta në Turqi për përurimin e aeroportit të ri të Stambollit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbërritur ditën e sotme në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqi së, Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti Meta do të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.

Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Ky aeroport pritet të renditet mes pesë aeroporteve më të mëdhenj në botë dhe është ndërtuar në një zonë të Stambollit të quajtur “Arnavutkoy”.

Udhëtimi i parë nga ky aeroport do të jetë drejt kryeqytetit turk Ankara më 31 tetor, ndërsa fluturimi i parë ndërkombëtar me Republikën Turke të Qipros Veriore të nesërmen.

 

Më Shumë