Lajme

Meta në “Mëngjesin e lutjeve”: Të duash fqinjin, jo e lehtë për ne si ballkanikë

Presidenti Ilir Meta, duke vlerësuar oirganizimin e “Mëngjesit të lutjeve” në Tiranë,” mbajti një fjalë përshëndetëse në takimin me temë “Duaje fqinjin tënd”.

Meta duke cituar fjalët e Shenjtes shqiptare Nënë Tereza “Si mund të duash Zotin, të cilin nuk e sheh, nëse nuk do fqinjin tënd, të cilin e sheh, të cilin e prek, dhe me të cilin jeton?”  theksoi se shqiptarët vazhdojnë të ndërtojmë të ardhmen bazuar në këto vlera të larta dhe fisnike kombëtare dhe universale.

“Dashuria për fqinjin në këto kohë lehtësisht ose dhe padashje, mund të kthehet edhe në urrejtje për të. Është e domosdoshme që ai të njihet mirë, të pranohet ashtu siç është dhe të respektohet për atë që është dhe mbi këto baza të ndërtohet një marrëdhënie dashurie dhe respekti të ndërsjellë. Ne besojmë fort që së afërmi të bëhemi pjesë e Evropës së Bashkuar, duke bashkëjetuar në radhë të parë në mënyrë të sinqertë dhe në harmoni të plotë me të gjithë fqinjët tanë.

Si një vend ballkanik, e dimë mirë, se të duash fqinjin nuk është aq e lehtë, veçanërisht kur luftëra dhe tragjedi kanë ndodhur në të shkuarën jo të largët.

Shqipëria është kthyer në një model pozitiv në rajon, si një vend që ndërton marrëdhënie shumë të mira me të gjithë fqinjët.

Çdo komb në këtë rajon është diku shumicë, e diku pakicëe vetmja zgjidhje për të  dhe jetuar në paqe dhe në harmoni është të respektojmë kudo pakicat dhe të jetojmë të gjithë në një shoqëri, që bazohet në vlerat më të mira njerëzore dhe evropiane.

Paqja dhe siguria janë sot evidente në këtë rajon, por ato janë pranë mundësive historike për të qenë të pakthyeshme”- tha Meta duke u shprehur për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe për suksesin e  shumëpritur të fazës finale të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, si cështje që do të ishin një moment historik për të gjithë Ballkanin dhe për të gjithë rajonin tonë, por edhe për të gjithë kontinentin.

“Mëngjesi i lutjeve” në Tiranë bëri bashkë liderët e vendit nga e majta dhe djathta, por edhe politikanë të lartë nga Kosova, Maqedonia dhe vendet e Evropës juglindore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë