Lajme

Meta në kampin e Tepelenës, nderon 4 viktima të diktaturës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në përkujtimin për të internuarit dhe viktimat e kampit famëkeq të Tepelenës, aktivitet i zhvilluar në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit e të Bashkisë Tepelenë, në kuadër të Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare.

Presidenti Meta dekoroi me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” Drane Jakjën, pas vdekjes, Mrikë Gjikola, Gjelë Gjikola si dhe Lekë Pervizi, me mirënjohje të veçantë për vuajtjet e sakrificat e tyre si dhe dokumentimin historik nëpërmjet pasqyrimit e vizatimit të kushteve çnjerëzore të mbijetesës nëpër kampet e internimit, situatave dhe portreteve të papërsëritshme njerëzore.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, presidenti vuri theksin te mirëkuptimi dhe rëndësia e reflektimit për historinë e njerëzve që kanë vuajtur në diktaturë.

“Të nderuar dhe të dashur të mbijetuar të ish-kampit të Tepelenës dhe familjarë të tyre. Jemi sot në një ditë shumë të rëndësishme kujtese, por mbi të gjitha reflektimi.  Dita Europiane e përkujtimit të viktimave të sistemeve totalitare sjell ndërmend miliona njerëz që u bënë viktima të këtyre sistemeve, dhe kryesisht të burgosurit e kampeve të përqendrimit, kampeve të vdekjes, kampeve të punës, e burgjeve. Gjatë gjithë historisë, regjimet totalitare kanë prodhuar dhe shkaktuar dhunim të të drejtat njerëzore e mohim të dinjitetit njerëzor”, u shpreh Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë