Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte për një vizitë ngushëlluese në familjen Avdia në Tiranë, pas vdekjes se një 7-vjeçare në plazhin e Potamit, si e pasojë e përplasjes nga një skaf i drejtuar nga një ish-komisar Policie
“...Ishte një tragjedi që nuk ka justifikim nga askush. Jo vetëm nga autori i papërgjegjshëm, por edhe nga shteti, qeveria dhe bashkia, pasi ekziston një legjislacion për sigurinë në plazhe, i cili nuk është respektuar në elementë të tij. Është një vrasje e paralajmëruar sepse kanë ndodhur raste të tilla edhe më parë. Para pak kohësh kanë ndodhur plagosje që për fat të mirë pa pasoja në vdekje dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Një papërgjegjshmëri totale. Në një moment duhet të shfaqet pendesa, por edhe marrja e vendimeve të qarta, në të njëjtën moment na shpallet se Shqipëria ka qenë si vjet e para në rajon sa i takon sigurisë në plazhe dhe turizmit. Nuk ka tallje dhe fyerje më të madhe për popullin shqiptar”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.