Lajme

Meta: Miliarda euro po jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera sekretë

Duke i nisur nga një raport i INSTAT për blektorinë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shkruan se ky sektor po shkon drejt rënies së lirë.    

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera ‘sekrete”, shkruan Presidenti.

Sipas tij, qasja ndaj  bujqësisë duhet të ndryshojë.

“Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet te ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, nënvizon Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë