Politike

Meta, mesazh mes mimozave: Pranvera po afron…

Presidenti Ilir Meta iu kthye këtë të shtunë shëtitjeve në natyrë, por edhe mesazheve të koduara. “Pranvera po afron”, shkruan ai duke postuar një foto mes mimozave që kanë çelur, por më shumë se për ardhjen e stinës së pranverës, duket se ai lëshon mesazh për kundërshtarët e tij në prag të 2 marsit, kur në shesh ka thirrur qytetarët, kundër asaj që e cilëson grusht shteti nga ana e qeverisë.

Në një tjetër postim në faqen e tij në facebook, Meta shpërndan lajmin e futjes së Shqipërisë në listën gri për pastrimin e parave.  “Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin. Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare. Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë!”, shkruan Meta.

Në një tjetër postim ai thotë se në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

"PËR KUSHTETUTËN! PËR SHQIPËRINË! JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT! TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI! E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi!", shruan Meta.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë