Politike

Meta kundër Vuçiç: Ish-zëdhënësi i Milosheviçit mos guxojë të përbuzë viktimat

Pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me masakrën e Reçakut gjatë luftës së Kosovës, ka reaguar edhe presidenti Meta.
Zëdhënësi i Presidentit ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale për mohimin e Masakrës së Reçakut.
Presidenca thotë se “Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës”.
“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënëset e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!
Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetrohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!
Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!
LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!”, shkruan zëdhënësi i presidentit Meta.

GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me…

Gepostet von Tedi Blushi am Samstag, 7. Dezember 2019


Kjo përgjigje vjen pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për masakrën e Reçakut. Ai akuzoi ish-shefin e misionit verifikues të OSBE-së, Walker, për falsifikim të saj. Reagimi i tij erdhi pasi një gjykatë në Kosovë dënoi me dy vjet burg një ish-ministër serb në qeverinë e Kosovës, i cili e kishte quajtur masakrën trillim.
Deklaratat e Aleksandër Vuçiçit në mbështetje të Ivan Teodosijeviçit i kanë dënuar edhe liderët politikë më të lartë të Republikës së Kosovës si dhe ambasadorja kosovare në Washington, Vlora Çitaku.

 

Më Shumë