Politike

Meta kundër gjyqësorit: Bllokimi i betimit të Belerit, antikushtetues. Procesi ndaj Berishës, politik

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha përmes një dalje për mediat se, ‘çështja Beleri është rasti më flagrant i kapjes së shtetit në mënyrë mafioze"

“Bllokimi i betimit të tij është tërësisht antikushtetues. Asgjë nuk e pengon dhe nuk e ka penguar Fredi Belerin si kryetar edhe pse në kushtet e një rrëmbimi mafioz nga policia e Edi Ramës” tha Meta.

Ndër të tjera, Meta theksoi se “nuk është çështja Beleri që po bllokon integrimin europian të Shqipërisë, por mbahet peng në mënyrë të qëllimshme nga kjo maxhorancë e ky kryeministër”

Meta i doli në krah edhe aleatit të tij në hetim për korrupsion Sali Berisha

“I gjithë procesi ndaj zotit Berisha është 100% politik. Zvarritjet janë të qëllimshme për humbjen e mandatit të tij dhe izolimit” tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë