Lajme

Meta i jep gradën “Gjeneral Brigade” kolonel Albert Mullait

Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin për dhënien e gradës madhore “Gjeneral Brigade” për Kolonel Albert Mullai.

Dekreti i Presidentit në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura”.

Ndërkohë, dekreti për Mullain, me detyrë “Komandant i Akademisë së Nënoficerëve Tomson” hyn në fuqi menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë