Politike

Meta i drejtohet Qeverisë: Plotësoni hartën e riskut sizmik

Presidenti Ilir Meta thotë se i ka kërkuar Qeverisë që të nisë sa më parë përditësimin e legjislacionit dhe të hartës fizike të riskut sizmik për Shqipërinë.

“Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj”, thotë Presidenti.

Një pikë tjetër është zbatimi i detyrueshëm në të gjithë vendin i eurokodeve për ndërtimet civile dhe objektet e banimit.

Pika e tretë është plotësimi i legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore në projektimimn dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit.

Në fund, Presidenti kërkon që në buxhetin e vitit të ardhshëm të parashikohet përballimi i pasojave të tërmetit dhe planifikohet mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë