Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur dekretin për shkarkimin e Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Në këtë mënyrë, Fatmir Xhafaj është zyrtarisht i larguar nga dikasteri i Brendshëm. Ndërkohë pritet që Meta të firmosë edhe dekretimin e Sandër Lleshit si pasues i Xhafajt në Ministrinë e Brendshme.
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Twitter” njoftoi paraditen e sotme dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Po ashtu lajmëroi edhe emërimin në këtë post të gjeneralit Sandër Lleshi.
Ministria e Brendshme, një ndër ministritë më të shënjestruara, duket se do të jetë një sfidë e fortë për qeverinë e socialistëve, por edhe për vetë gjeneralin Sandër Lleshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.