Politike

Meta e Bardhi reagojnë kundër Xhafajt. Presidenti: Video po përgatitet!

Pas reagimit të deputetit të PS-së, Fatmir Xhafaj për çështjen e zgjedhjes së Marsida Xhaferlllarit, ka dalë edhe deklaratat kundër nga presidenti Ilir Meta, por edhe nga Partia Demokratike nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Presidenti Meta deklarimet e Xhafajt kundër anëtarës së KED-së, njëherësh anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, i cilësoi si një shantazh të mazhorancës aktuale. Presidenti Ilir Meta i cilësoi si skandaloze qëndrimet ish-ministrit të Brendshëm. "Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!", deklaroi presidenti me anë të një statusi në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2615938505119073

Në herët, ndaj deklaratës së Xhafajt reagoi edhe numri dy i PD-së, Gazment Bardhi, i cili u shpreh se mazhoranca i mori komptencat presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se "sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit. E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika: 1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës). 2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës). 3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t'i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës)", u shpreh Bardhi.

Sipas tij, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë,  (neni 149/d i Kushtetutës). "Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED. Ata që s'po lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian", thekson Bardhi.

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/posts/10220608596274554

Për PD-në drejtësi e re nuk arrihet me shërbetorë partiakë dhe se kjo u vërtetura me sjellet më të fundit. "Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj", thekson Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë