Politike

Meta: Dumani ‘karafil’, mund të kapë ndonjë laraskë, por PL ka 300 mijë Vojo Kusha. Reagon Dumani: Akuza të pabaza

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp foli për situatën politike brenda partisë.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshme. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjësitë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tani.

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japi fund çorganizimit të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokracisë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administrata nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsionit për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzakonshëm, të miliarda eruove që nuk hyjnë në administrim. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë“, deklaroi ai.

Ai hodhi sërish akuza në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.

Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.

Ju prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar MacGonigalin?...

 Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegjshëm që thotë publikisht se gjykata do vendosë atë që thotë prokuroria. Nuk presim ndonjë integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Ramës.

Nuredini pavarësisht se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur vetë, ka për mua një integritet më të madh se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të respektuar Kushtetutën, për t’i shërbyer drejtësisë. Nuredini ka bërë vrasje, por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend.

Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën...” tha Meta

Ndërkohë, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, se ky i fundit është takuar me Charls McGonigal dhe më pas ka nisur hetime për ish-Presidentin.

Dumani në një reagim për mediat, ka theksuar se ai nuk e ka takuar kurrë, Charls McGonigal.

Sipas kreut të SPAK, gjithçka është thënë në media është në vazhdën e akuzave që behën ndaj institucionit që ai drejton.

Altin Dumani tha se nuk e ka njohur kurrë McGonigal dhe emrin e tij e ka dëgjuar pas publikimit të lajmeve në media.

"Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare", tha Dumani në një reagim për mediat.

I ftuar dje në emisionin "Opinion" kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta  tha se Kreu i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Altin Dumani, është mbrojtës i pandëshkueshmërisë së Kryeministrit Edi Rama dhe se nisi hetimet ndaj tij pas takimit me Mc Gonigal.

“SPAK-u ka nis hetim në dhjetor 2019, sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë