Drejtësia

Akuzat e Metës ndaj Dumanit, reagon KLP: Askush të mos cenojë punën e prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave të kreut të PL-së, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Përmes një deklarate, KLP bën thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa thekson se dënon çdo gjuhë urrejtje.

KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.

Keshilli thote se, “mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush”.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në reagimin e KLP .


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë