Politike

Meta del në shesh në Ditën e Rinisë. Rama: Politikë mjerane

Presidenti Ilir Meta do të nisë nga Qyteti Studenti një tur bashkëbisedimi me qytetarët, ku synimi është që në fund të këtij turi të mbahet një referendum mbarëpopullor për Kushtetutën.

Kreu i shtetit do të jetë më 8 Dhjetor në Sheshin “Demokracia”, aty ku nisi për herë të parë protesta studentore në vitin 1990.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin "Demokracia" në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve '90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! SHQIPËRIA E PARA!”, njoftoi zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

Blushi sqaron edhe se cili do të jetë synimi i këtij dialogu.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157740506377760

"Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet",vijon ai.

Ndërkohë, për herë të parë në përplasjen mes Presidentit dhe diplomatëve në Tiranë është përfshirë Kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi edhe prezantimin e paketës ligjore kundër asaj që e quan “Kap ça të kapësh”.

“Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi”, shkruan Kryeministri.

https://twitter.com/ediramaal/status/1198610835251376134

Rama falenderon SHBA dhe BE për mbështetjen e tyre.

“Pa mbështetjen e tyre s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, thotë kreu i Qeverisë.

Ramës i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, që thotë se Kryeministri ka vetëm një partner strategjik.

“KM ka vetëm një partner strategjik: XIBRAKËN dhe Kolumbinë!”, tha ai.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157740672117760

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë