Lajme

Meta dekreton Amnistinë, përfitojnë 175 të dënuar

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për amnistinë, të miratuar nga Parlamenti në seancën plenare të 30 janarit, nga i cili përfitojnë lirimin e menjëhershëm 175 të dënuar.

Mazhoranca tha se përfitojnë të gjithë ata që për shkak të veprës penale dhe shkallës së ulët të rrezikshmërisë kryesisht gratë dhe të miturit.

“Nga kjo amnisti do të përfitojnë të gjithë gratë dhe fëmijët për të cilët ka një vendim të formës së prerë deri në 31 dhjetor. Do të amnistohen të gjithë burrat me burgim me një vendim të formës së presë të cilëve i ka mbetur pa vuajtur një dënim deri në 2 vjet. Njëkohësisht do amnistohen ata që kanë qenë 18 ose nën 18 vjeç. Kjo amnisti është ndryshe nga amnistitë e tjera. Nuk do të përfitojnë ripërtëritësit e veprave penale të kategorisë burra. Një nga këto vepra që ka sjellë jo pak ngjarje është futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara. Kjo vepër penale është futur për herë të parë në amnisti”, deklaronte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Megjithatë, gjatë seancës nuk u anashkaluan përplasjet politike me deputetët e opozitës parlamentare.

Në votimin në parim kjo nismë mori 102 vota pro, por një pjesë e deputetëve të opozitës paraqitën amendamente për të zgjeruar rrethin e përfituesve, por që u rrëzuan nga ana e mazhorancës. Deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri propozuan që nga amnistia të përfitojnë edhe ato shtetas që për veprat penale janë në hetim, ose në gjykim. Murrizi theksoi se kjo skemë të aplikohet si për burrat, ashtu siç po veprohet dhe për gratë.

Propozimi me anë të disa amendamenteve u hodh poshtë nga ana e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, cili ngriti pretendimet se dy deputetët e opozitës duan që të Basha të përfitojë nga amnistia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë