Lajme

Meta bisedë me “Europa Nostra”: Hetim ndërkombëtar për Teatrin

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim, nëpërmjet një video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”.

Gjatë bisedës, Presidenti Meta tha se, “shembja e paligjshme e Teatrit Kombëtar është çështje kushtetuese, e trashëgimisë historike dhe identitetit kombëtar, tashmë edhe një çështje europiane”.

“Në këtë kontekst u ra dakord për domosdoshmërinë e nisjes së një hetimi ndërkombëtar mbi këtë çështje dhe informimin e mëtejshëm të niveleve më të larta europiane”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

“Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet. Teatri Kombëtar ishte dëshmori i parë i Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, por demokracia dhe kultura europiane do fitojë”, - u shpreh ndër të tjera anëtari i bordit të “Europa Nostra”, Profesor Paolo Vitti.

"Nga sot më konsideroni edhe mua anëtarin më të ri të 'Europa Nostra' ", - u shpreh Presidenti Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë