Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në një vizitë zyrtare në Austri.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun austriak, Alexander Van der Bellen, Meta ka falënderuar Austrinë për mbështetjen në rrugën europiane të Shqipërisë.
“Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Shqipëria dhe Austria, janë mike tradicionale e aleate të ngushta”, është shprehur presidenti Meta.
Gjithashtu, presidenti i ka shprehur mirënjohje Austrisë për ndihmën bujare që nga krijimi i shtetit modern shqiptar.
“Çdo 28 Nëntor kujtojmë me mirënjohje për mbështetjen që na ka dhënë Austria. Mirënjohës për ndihmën bujare dhe aleancën solide të Austrisë. Përgëzoj Presidentin Van der Bellen për kryesimin e suksesshëm austriak të Presidencës së BE. Pritshmëria e Shqipërisë, por edhe e rajonit është shumë e madhe. Po punojmë fort të çelim negociatat e anëtarësimit me BE”, tha ndër të tjera Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.