Lajme

Meta: 2 marsi do të jetë paralajmërim për mazhorancën

Presidenti Ilir Meta e ka nisur edhe mëngjesin e sotëm me një thirrje për qytetarët shqiptarë në një tubim në datën 2 mars ku thotë se do të shërbejë për t’i dhënë paralajmërimin e fundit mazhorancës.

Kreu i shtetit shprehet se ky tubim te Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” do të shërbejë për një Besëlidhje të Re dhe për të mos ia dorëzuar mafies ndërkombëtare të ardhmen e Shqipërisë.

“Agresioni pushtues i Rilindjes ndaj të gjithë institucioneve të pavarura në vend është një realitet i hidhur që secili prej jush e ndjen çdo ditë. Por kokëfortësia e saj për të pushtuar me çdo çmim dhe në mënyrë jo vetëm antikushtetuese por edhe mafioze Gjykatën Kushtetuese përbën qartë një grusht shteti, me qëllim instalimin e një diktature të pakicës që ka tmerr nga liria e popullit shqiptar dhe kërkon të zhdukë çdo mundësi demokratike për ndryshim dhe llogaridhënie.

Ndaj ju ftoj të gjithëve në 2 Mars, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" t'i japim paralajmërimin e fundit kësaj bande që nuk ka ditë që nuk përdhunon Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, shkruan presidenti Meta.

Ndër të tjera, ai thotë se “më 2 Mars të bëjmë një Besëlidhje të Re për t'ia kthyer sovranitetin e humbur popullit shqiptar dhe rivendosur demokracinë, llogaridhënien dhe sundimin e Kushtetutës”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2817463444966577?__xts__[0]=68.ARCq6YxyCs79wW7KCIvM_ivPF1uMGcxtl4AioBdv7ladnKtl5LN71aPTilPjA0NIv7Q6wpqGga-Dib7LlGywZxF39ioVJBiVp1izMX_bRIDDYCC3tWl9WIjCp7jFDueMjA7mpw7bPuPnj_jY_O8pqFJfaOraJFLH5Ui-ks8EZtRivAptJwuRhjHnIwjS8_-dYpW111xhT3gPSZODb-pJk33I9SzdeW3p0LFqvcv_tNtAXzZjTminPzLZW7zpU2ik_5-C46q59yqafTmposrNZJU-I7HinL4k30mbz9VBsQ4aFGNdcGnjZJ7LzRjR1uW913eryv3e-PbHnhwroNilKxmt&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë