Njerez

Mësuesja e shkarkuar nga puna në protestë me studentët

Sabina Veizaj - Rexhina Nuçi është një ish-arsimtare nga Shkodra. Prej tre vitesh, pas 14 vitesh eksperiencë pune, ajo nuk punon më si mësuese sepse është shkarkuar nga detyra. E diplomuar për Drejtësi dhe Psikologji, ajo sot renditet në radhët e të papunëve.

Dëgjoni intervistën e saj:

https://www.youtube.com/watch?v=OIT7kBvZ0NM&feature=youtu.be

Në një intervistë për gazetën “Si” ajo tregon historinë e saj personale duke akuzuar sistemin arsimor, Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë sepse sipas saj, po dëmton jo vetëm studentët, por edhe pedagogët e mësuesit përmes politikave të padrejta.

Rexhina thotë se ka tre vjet që kërkon të bisedojë me Ministren Nikolla, por ministrja nuk i është përgjigjur kërkesës së saj.

Rexhina tregon për gazetën “Si” se po prej tre vitesh e ka paditur çështjen e shkarkimit nga detyra në gjykatë dhe në shkallën e parë e ka fituar.
Ajo është kryefamiljare dhe jeton në Tiranë në banesë me qira me të birin e doktoruar për Financë, por që punon në një call center.

Dëgjoni fjalën e saj në protestë:

https://www.youtube.com/watch?v=tEXL9FjBKp4&feature=youtu.be

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë