Media Galeri

Mësuesi punon tavolina pasi fëmijët s’kanë hapësira në shtëpi

Në vjeshtë, Nate Evans, një mësues i letërsisë nga Ankeny, një qytet në Amerikë filloi projektin që ai e quan “Njoftime me një qëllim”. Ai dhe 50 vullnetarë kanë punuar gati 600 tavolina për fëmijë pasi Evans vuri re se disa ishin futur në mësim online dhe ishin ulur në kuzhinë ose në shtretërit e tyre.

"Është diçka për fëmijët që nuk kanë mundësi të kenë një tavolinë studimi. Dikush duhej ta siguronte atë dhe unë mendova," Pse jo unë?"" tregon ai.

Evans së pari pagoi me paratë e tij për furnizimet për të ndërtuar tryeza, por pasi postoi idenë e tij në Facebook, filluan donacionet nga komuniteti.

Evans dhe ekipi i tij kanë një qëllim që të bëjnë 2020 tavolina (që përfaqësojnë vitin 2020) deri në fund të këtij viti shkollor. Ata tani po përpiqen të mbledhin edhe 30,000 dollarë shtesë për materialet.

Çdo tavolinë kushton 20-25 dollarë. Ato punohen brenda garazhit të Evans.

Edukatorët lokalë më pas i marrin për t'i shpërndarë në zonë.

Evans gjithashtu një ditë bëri një organizim ku vullnetarët punuan për të bërë rreth 100 tryeza.

"Unë u bëra një mësues për të ndihmuar fëmijët. Kjo ishte gjithçka. Unë bëhem vullnetar kudo që mundem. Unë dua t'i shoh ata të mësojnë dhe të rriten të lumtur" tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë