Futboll

Messi dhe ekipi kundërshtojnë uljen e pagave

Messi e shokët e skuadrës kundërshtojnë propozimin e Barcelonës për të ulur pagat gjatë ndalesës së kampionatit për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Tani klubi blaugrana duhet të vendosë nëse do të aplikojë në mënyrë të njëanshme për të gjithë sportistët e tij uljen me 70% të pagës, që për ekipin e parë megjithatë do të ishte 50%.

Erte, mekanizmi në Spanjë që lejon pezullimin e kontratave të punës e reduktimin e ditëve të punës, do të shkurtojë 70% të pagës për të gjithë ekipet profesioniste. Sidoqoftë, presidenti i Barcellona Bartomeu ka propozuar një lloj kompensimi për lojtarët e ekipit të parë, në mënyrë që të mos kalojë 50%. Por asnjë lojtar, për momentin, nuk ka pranuar. Bordi i klubit blaugran do të vlerësojë tashmë hapat e radhës: ndërmjetësimin apo konfrontimin?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë