Arsim

Mësimi në universitete i alternuar, online dhe në auditore

Rektori i universitetit Artan Hoxha, ka deklaruar se mësimi në universitete do të jetë i alternuar, në auditore dhe online, me anë të platformë që çdo institucion do të përcaktojë vetë.

“Në dijeninë time të gjitha institucionet po angazhohen që të kenë platforma ndryshe nga ato që kemi punuar me herët. Ajo që po ndodh në të gjitha universitet e vendit, është krijimi i një platforme, që garanton që procesi të zhvillohet normalisht. Ajo që po ndodh këto ditë është se po trajtohen në përdorimin e sistemit, pedagoget, administratorët dhe studentët që fillimi akademik të na gjejë të përgatitur,” tha Hoxha.

Ndër të tjera Hoxha shpjegoi faktin se është ngritur një konferencë rektorësh e cila për herë të parë u zhvillua të hënën, duke mbledhur të gjitha institucionet së bashku për të diskutuar të gjitha problemet dhe detyrat e arsimit të lartë.

Rektori i Universitetit është se tarifat e studimit deri më tani nuk do të kenë një përgjysmim.

“Do të kenë përgjysmim, mbështetje të studentëve në nevojë. Tarifën e regjistrimit për ciklin e dytë të studimit, do të jetë 20 mijë lekë. Ka një kërkesë të studentëve, dhe nuk do të ketë përgjysmim të tarifës, pasi do të thotë të bllokosh universitetin. Cikli i dytë i studimeve kudo në botë paguhet më shumë,” shpjegoi Rektori


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë